Numri i aksidenteve cerebro – vaskulare apo siç njihen ndryshe hemoragjitë e trurit në moshat e reja, po shtohen. Në shërbimin e neurologjisë çdo ditë shtohen mesatarisht 6 persona, mes të cilëve edhe të rinj.

Tek të rinjtë, një prej shkaqeve kryesore është përdorimi i drogave.

Kapja në kohë e sëmundjes çon jo vetëm në shpëtimin e jetës, por edhe eleminimin e invaliditetit. Specialistët e neurologjisë thonë se mpirja e menjëhershme e fytyrës apo gjymtyrëve janë shenja për t’iu drejtuar urgjencës menjëherë.

Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit apo Ischemia, siç njihet ndryshe, zënë vendin e tretë për nga vdekshmëria dhe të parin për nga invaliditeti.

Tv Klan