Sëmundjet kardiake po përhapen gjithmonë e më shumë. Mjekja kardiologe Manjola Liko rrëfen se vetëm ajo evidenton mesatarisht 12 raste të reja në ditë me probleme të zemrës.

Manjola Liko, Kardiologe 

“Mesatarisht janë 12 raste të reja, në ditë, mosha kryesisht janë mbi 50 por kemi edhe raste të grupmoshës 30-40 vjeç”

Krahas moshës, mjekët listojnë dhe një sërë faktorësh ndikues që rrisin riskun për sëmundje të zemrës tek të rinjtë, e në disa raste duke sjellë vdekjen si pasojë e infarktit akut.

Manjola Liko, Kardiologe 

“Këto vite jeta sendentare është më e shtuar, aktivitetet fizike janë më të pakta. Përveç ushqyerjes, janë dhe veset e dëmshme, të cilat sot, përveç duhanit janë dhe drograt”.

Sëmundjet e zemrës renditen të parat në listën e shkaktarëve të vdekshmërisë në vend. Mjekët apelojnë që të mos neglizhohen asnjëherë dhimbjet në kraharor, mpirja e krahut, të shoqëruar nga ankthi apo gjendja e dobësisë, pasi mund të jenë shenjat e infarktit të miokardit.

Tv Klan