ARRSH: Shoferët të tregojnë kujdes

Në rrugën Qafë Thorë-Theth po vijojnë me intensitet reshjet e dëborës. Këto janë pamjet e siguruara gjatë pasdites së sotme. Autoriteti Rrugor ndërkohë bën të ditur se po punohet pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë sezonit dimëror.

Autoriteti Rrugor njofton se gjatë natës pritet që temperaturat të ulen sidomos në vendet malore, duke iu kërkuar shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit udhëtimeve dhe të vendosin gomat dimërore dhe zinxhirët.

Tv Klan