Ledian Memushaj duket se ka disa alternativa për merkaton e verës. Sipas mediave italiane shikohet si një objektiv i Lazio. Një rast i mirë për të qëndruar në Serie A dhe të luajë në grupet e Europa League.

Skuadra e tij Pescara zbriti në Serie B dhe menjëherë pati interesim për Memushajn. 30-vjeçari do të ishte një përforcim me vlerë për një sezon të ngarkuar. Më parë mediat italiane përmendën Bologna e Beneventto në Itali dhe Sion në Zvicër.

Te ekipi i fundit trajner është emëruar Paolo Tramezzani, i cili i njeh mirë cilësitë e Ledian Memushajt. Vlonjati është nën kontratë me skuadrën e Pescara deri në 2019 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 2 milionë euro. Në rast transferimi te Lazio do të gjente portierin Thomas Strakosha.

Tv Klan