Edhe pas videos se sulmit ndaj vëllait te diktatorit koreano-verior, misteri për ngjarjen vijon të thellohet. Autoritetet malajziane ka bere publike disa nga të dhënat e ekzaminimit mjeko-ligjor sipas të cilave Kim Jong Nam nuk ka gjetur vdekjen nga ataku kardiak dhe në trupin e tij nuk është gjetur asnjë shenjë shpimi me gjilpërë.

Megjithatë, ende priten analizat që do të tregojnë nëse viktima është helmuar apo ka vdekur nga shkaqe të tjera.

Nën masa të rrepta sigurie, autoritetet malajziane po ruajnë trupin e viktimës në morgun e kryeqytetit. Sipas disa mediave vendase, i biri i Kim Jong Nam ndodhet në Malajzi për të tërhequr trupin e babait te tij.

Ndërkohë, në një përshkallëzim marrëdhëniesh me Korenë e Veriut, Malajzia ka refuzuar të ktheje trupin e viktimës në ambasadën e vendit komunist.

Ekspertet ligjore po kërkojnë të paktën një kampion ADN-je nga një i aferm i tij që të vërtetojnë se trupi i përket Kim Jong Nam-it./ TV KLAN