Rreziku i kredive me probleme në banka u shtua në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë, për periudhën Janar – Qershor 2016, rezulton se raporti i kredive me probleme arriti në 20 përqind në këtë periudhë, nga 18.2 përqind që ishte në fund të 2015 – ës.

Shkak për këtë, sipas analizës së bërë nga banka, është bërë rritja e kredive me probleme për bizneset, të cilat arritën në 24.4 përqind nga 21.4 përqind, që ishin në fund të 2015 – ës.

E kundërta ka ndodhur për kreditë me probleme të individëve, të cilat janë ulur me 2.9 përqind.

Banka ka kryer edhe një anketë me afro 1209 familje në vend, 54 përqind nga zonat urbane dhe 44 përqind, nga zonat rurale. Nga kjo shumë e të intervistuarve rezulton se 30 përqind e familjeve kanë aktualisht një kredi për të paguar.

Sipas raportit, në 6 mujorin e këtij viti numri i familjeve që kanë një kredi për të shlyer është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur krahasuar me 6 mujorin e dytë 2015.

Nga këto familje që marin kredi, shumica, pra 35 përqind e tyre e marin kredinë për konsum, 31% për blerje dhe riparim prone dhe 13% për zhvillim biznesi.

 

Tv Klan