Autoriteti i Mediave Audiovizive shtyn afatin e mbylljes së transmetimeve analoge për qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Si datë mbyllje ishte përcaktuar 30 Qershori.  Pamjaftueshmëria në treg e pajisjeve dekoder tokësorë që mundësojnë marren e sinjalit televiziv digjital çoi në zhvendosjen e afatit.

Pas Tiranës dhe Durrësit, transmetimet digjitale nisin në 3 Korrik në Berat. Për këtë qark sinjali analog do të funksionojë deri në Shtator. Më pas ai do të mbyllet. Për këtë arsye AMA i bën apel qytetarëve në Berat, Tiranë e Durrës, të pajisen me dekoder të tipit DVB-T2, pasi në të kundërt nuk do të mund të shohin programet televizive pa pagesë.

 

Tv Klan