Superliga do të rinisë me 1 javë vonesë nga data e parashikuar. Federata Shqiptare e Futbollit komunikoi vendimin që ekipet të rikthehen në fushë më 28 janar. Shkak u bënë temperaturat e ulëta dhe moti i keq që kirjoi edhe vështirësi në lëvizje.

Pjesa dërrmuese e ekipeve të Superligës kërkuan që pushimi të zgjaste më gjatë seç ishte planikfikuar, por pati edhe klube që kërndërshtuan. Federata priti që të gjithë të ishin në një mendje për ta rinisur më vonë Superligën. Në ditët e para të janarit shumë stadiume u mbuluan nga bora dhe akulli duke e kthyer të papërshtatshëm për të zhvilluar normalisht një ndeshje futbolli.

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit i jep më shumë kohë ekipeve të përgatiten. Pjesa më e madhe e skuadrave po përgatiten jashtë Shqipërisë, 6 janë grumbulluar në Antalia. FSHF-ja njoftoi se do të bëjë të ditur në ditët në vijim se kur do të rikuperohet java e shtyrë.

Tv Klan