Ndeshja miqësore mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Malit të Zi e parashikuar të luhej të enjten në Shkodër nuk u zhvillua. Argumenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte lodhja dhe dëmtimet e lojtareve e të dy skuadrave, por ajo malazeze jep një tjetër variant.

Në njoftimin e publikuar në faqen e saj në internet shkruhet se ishte gjendja shëndetësore e futbollistëve shqiptare për shkak të helmimit nga ushqimi.

Armir Grima, trajner i Kombëtares së femrave:

Kishim dëmtime dhe nuk ka asnjë rast helmimi.

Kjo ishte miqësorja e dytë pas asaj të luajtur të martën në Elbasan ku Shqipëria mundi me përmbysje me rezultatin 5 – 3 Malin e Zi.

Kombëtarja e femrave po përgatitet për paraeliminatoret e Kupës së Botës që do ta mbahen në vendin tonë në muajin prill. Në grup janë Greqia, Malta dhe Kosova debutuese në këtë aktivitet./ TV KLAN