Të pakënaqur nga shuma që do të paguante rrjeti Televiziv O Globo për transmetimin e ndeshjes presidentët e klubeve braziliane Atletico Paranaense dhe Coritiba vendosën ta shfaqin takimin në kanalet zyrtare në Youtube pa pagesë.

Por i komanduar nga Presidenti i Federatës së Futbollit të shtetit Parana, arbitri i takimit vendosi shtyrjen e ndeshjes.

E konsideruar një derbi përballja mes Atletico Paranaense dhe Coritiba rrezikonte të krijonte edhe humbje të qetësisë së tifozëve në stadium për shkak të moszhvillimit.

Mijëra tifozë të pranishëm në stadium fillimisht të painformuar kanë pritur për minuta të tëra për të mësuar se çfarë po pengonte zhvillimin e ndeshjes teksa futbollistët e të dy klubeve kishin dalë në fushë.

Presidentët e të dy klubeve e konsideruan vendimin e federatës së shtetit Parana një pengmarrje të futbollit.

Tv Klan