Për në 12 mars është vendosur seanca e radhës për Elvis Rroshin. Gjatë kësaj të marte avokati i tij ka munguar në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese. Theodhori Sollaku ka paraqitur një raport shëndetësor.

Për shtyrjen e seancës kanë rënë dakord përfaqësuesit e qeverisë, parlamentit, KQZ dhe Prokurorisë.

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës kundërshton vendimin për shkarkimin e tij. Për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Avokati i tij, Theodhori Sollaku ka thënë se KQZ nuk ka administruar në dosje vendimet e formës së prerë, të cilat e nxjerrin Rroshin të padënuar.

Sipas avokatit edhe vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rroshi kërkon nga Gjykata Kushtetuese dhe shqyrtimin e disa neneve të ligjit për dekriminalizimin, me pretendimin se bien ndesh me Kushtetutën./tvklan.al