465 minuta pa pësuar gol

Uruguaj dhe Koreja e Jugut kanë ndarë pikët në sfidën e parë hapëse të Kupës së Botës. Amerikano-jugorët dhe aziatikët nuk arritën që të gjenin asnjëherë rrugën e rrjetës në duelin mes tyre, duke u kënaqur me një barazim 0-0.

Një sfidë ku nuk munguan rastet dhe shtyllat e goditura, por që në fund shifrat mbeten të pandryshuara për herë të katërt në këtë Kupë Bote. Asnjë prej 16 tentativave në total për të dy ekipet nuk përfundoi në portë, me dy kombëtaret që numërojnë 1 pikë në grupin H.

Uruguaj tregoi se është mjaft e fortë në repartin e mbrojtjes, pasi nuk pëson gol prej 465 minutash në një fazë grupesh të Botërorit, me duelin ndaj koreanëve që ishte i pesti me rrjetë të paprekur. Hera e fundit që uruguajanët nxorën topin nga fundi i rrjetës ishte në vitin 2014, kur Wayne Rooney realizoi në portën e tyre.

Klan News