Në një gjendje të rënduar psikologjike, i riu Andrea Memollari, që aksidentoi për vdekje një nënë të dy fëmijëve, ka dalë para Gjykatës së Tiranës.

Gjyqtarja Alma Brati ka dhënë masën “arrest me burg” për 20-vjeçarin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “Shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje”.

Jam penduar, nuk e bëra me dashje

”, ka thënë ai para trupit gjykues, ndërsa është parë me lot në sy dhe duke u dridhur.

Tre ditë më parë në rrugën “Asim Vokshi” Memollari përplasi për vdekje Dhurata Priftin, dhe pasi e shkeli me automjetin e tij tip “Benz” i kaloi përsipër dhe u largua nga vendngjarja. I riu Andrea Memollari nuk është një emër i panjohur për policinë dhe Gjykatat.

Më 24 qershor të vitit të kaluar ai u procedua për tentativë korrupsioni ndaj oficerëve të policisë, të cilët e kishin ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Atëherë ai u dënua për veprën penale të “korrupsionit aktiv” me 40 orë pune me interes publik. /TV KLAN