Kreu i LSI, Ilir Meta ka folur nga qytetit i Fierit lidhur me afatin e ri për regjistrimin e koalicioneve në KQZ. Meta tha se ky afat është kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Besoj që çdo përpjekje, e cila synon t’i japi mundësi, edhe opozitës në mënyrë të veçantë, që të përfshihet në procesin zgjedhor dhe në zgjedhjet e ardhshme, duhet konsideruar si pozitive dhe si konstruktive. Pasi dihet që Partia Demokratike dhe shumë parti të tjera opozitare, aleatët e saj, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as si subjekte dhe as si koalicion.

Ndaj, unë besoj që kjo kohëzgjatje, ose kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe të koalicioneve, është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe njëkohësisht një mundësi për të gjithë që të kontribuojnë për një marrëveshje bashkëpunimi, e cila krijon kushte tërësisht normale dhe konstruktive për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme”

.

/

tvklan.al