Ikona e komedisë botërore ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Gene Wilder ka mbyllur përgjithmonë sytë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij.

Sipas njoftimit zyrtar aktori dhe shkrimtari humbi betejën me sëmundjen e Alzheimer.

Aktori amerikan mbahet mend shumë për rolin e tij në filmin “Willy Wonka dhe Fabrika Çokollatë”. Ai është nominuar dy herë për çmimin Oscar, ndërsa vuante nga sëmundja që nga viti 1989. /

tvklan.al