nashsss

Matematicieni amerikan John Nash, i cili inspiroi filmin fitues të Oscar “A Beautiful Mind”, ndërroi jetë në një aksident sëbashku me gruan e tij.

Nash, 86- vjeç dhe bashkëshortja Alicia, 82- vjeç u shuan teksa taksia me të cilën po udhëtonin u përplas me një tjetër makinë.

Matematicieni u bë i njohur me punën e tij për teorinë e lojrave, për të cilën ka fituar edhe çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 1994.

Zbulimet e tij në matematikë dhe sfida me skizofreninë, ishin në fokusin e filmit “A Beautiful Mind” të vitit 2001.

Aktori Russell Crowe, i cili ka luajtur rolin e Nash në film, nëpërmjet një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllimet për familjen e John dhe Alicia-s. Një bashkëpunim i mrekullueshëm. Mendje të bukura, zemra të bukura, ka shkruar aktori.

Edhe regjisori i filmit, Ron Howard, ka shprehur ngushëllimet për brilantin John Nash dhe bashkëshorten e tij të mrekullueshme.

Gjatë aksidentit çifti nuk kishte vënë rripin e sigurimit. Burimet thonë se gjithashtu taksisti dhe një pasagjer në makinën tjetër, janë të dëmtuar.

tvklan.al