Hollywood_Reporter_Rule_Breakers_2013_Bowie_p

Ka humbur betejën e tij më të madhe, atë me kancerin, legjenda e muzikës britanike, David Boiwe, i cili është ndarë në moshë 69 – vjeçare nga jeta.

“David Bowie është ndarë paqësisht nga jeta i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje kurajoze prej 18 muajsh me kancerin. Ndërkohë që shumë prej jush ndajnë si ne të njëjtën dhimbje, do të kërkonim të respektonit privatësinë e familjes gjatë kohës së zisë.”,  ka qenë njoftimi që është bërë në profilet sociale zyrtare të artistit.

Ndërkohë që shumë prej personazheve të njohura botërore, kanë shprehur keqardhjen e tyre për ndarje nga jeta të këngëtarit.

David Bowie ishte është një ndër kantautorët më me ndikim në muzikën botërore, duke sjellë revolucion në shumë gjini muzikore, si  glam rock, art rock, soul, hard rock, dance popo punk dhe atë elekrtonike, në mbi 40 vite karrierë.

Vetëm pak ditë më parë, në 8 janar, ai kishte publikuar albumin e tij të 25-të titulluar “Blackstar”.

Fiilimet e karrierës së tij ishin në vitet ’70 ku ai krijoj një stil të ri të kënduari nën përsonazhin e Ziggy Stardust. Gjatë gjithë karrierës së tij vijojë të eksperimentojë duke i sjellë repertori të muzikën botërore këngë të pavdekshme si  “Let’s Dance”, Space Oddity,” “Heroes,” “Changes,” “Under Pressure,” “China Girl,” “Modern Love,” “Rebel, Rebel,” “All the Young Dudes,” “Panic in Detroit,” “Fashion,” “Life on Mars,” “Suffragette City”, etj./tvklan.al