Legjenda e Rock and Roll, Chuck Berry është shuar në moshës 90 – vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Missouri –t, sipas së cilës këngëtari ndërroi jetë mesditën e së shtunës.

Në karrierën e tij 70 – vjeçare, Berry numëron një numër të madh hitesh, përfshirë klasiket si

Roll Over Beethoven

dhe

Johnny B Goode

.

Ai u nderua me Grammy në vitin 1984 dhe ishte ndër të parët që u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame në 1986 –ën. Në 2004 –ën ai u rendin i pesti në listën e

100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave

.

Berry në vitin 1965

Chuck Berry lindi në St Louis, Missouri në vitin 1926 dhe hiti i tij i parë ishte

Maybellene

, në 1955 –ën.

Vitin e shkuar, ai njoftoi publikimin e albumit të tij të parë, pas gati 4 dekadash. Berry ia dedikoi atë bashkëshortes së tij Themetta, me të cilën kishte 68 vite martesë. /tvklan.al