cole-natalie

Do të mbahet mend gjatë me këngën “Unforgettable” dhe interpretimin brilant përkrah babait të saj në duetin e vitit 1991.

Këngëtarja amerikane, Natalie Cole, ndërroi jetë në moshën 65 – vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas problemeve të shumta me shëndetin.

Bota e muzikës humbi kështu një nga zërat femëror më të mirë të muzikës jazz. Trashëgimtare e një miti të vërtetë, ajo ja dedikoi suksesin tërësisht babait të saj.

Në karrierën e saj ajo fitoi shumë çmime, ndër të cilat edhe një “Grammy”, si zëri më i mirë femëror në vitin 1975. Pas këtij interpretimi, Nicolen arriti të shesë 14 milionë kopje dhe të fitojë 6 çmime “Grammy”.

Tv Klan