Dolores O’Riordan, vokalistja e grupit muzikor The Cranberries ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 46-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për mediat nga publicisti i këngëtares.

Muzikantja irlandeze, me origjinë nga Limerick, e udhëhoqi bandën në sukses ndërkombëtar në vitet ’90, me hite si Linger dhe Zombie.

Në deklaratën e publicistit të saj thuhet:

Këngëtarja e grupit irlandez “The Cranberries” ishte në Londër për një sesion të shkurtër regjistrimi. Momentalisht nuk mund të japim detaje të tjera.

Familjarët janë të hidhëruar nga ky lajm dhe kërkojnë mirëkuptimin për respektim të privatësisë, në këtë periudhë kaq të vështirë”,

thuhet në reagim.

https://www.youtube.com//embed/6Ejga4kJUts&feature=share

Publicisti i saj nuk dha detaje për mënyrën sesi vdiq nëna e 3 fëmijëve, por tha se vdekja e saj ishte e “papritur” dhe “tronditëse”.

The Cranberries morën famë ndërkombëtare në vitin 1993, me albumin e tyre debutues,

Everybody Else Is Doing It, So Why Can’t We?,

duke shituar mbi 40 milion rekorde në mbarë botën.

/tvklan.al