Është shuar në moshën 57 – vjeçare Pete Burns, këngëtari i grupit “Dead or Alive”. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i tij, i cili tha se Burns vdiq nga një arrest kardiak.

Në një postim në Twitter menaxheri i tij shkruante se me hidhërim të madh duhet të jepte lajmin tragjik se këngëtari u nda nga jeta të dielën.

Burns mori famë me hitin e vitit 1985, me hitin “You Spin Me Around”, ndërsa gjatë viteve të fundit ishte shfaqur në disa reality show.

Yje të shumta të muzikës shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

57 – vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Peter Jozzeppi e themeloi bandën “Dead or Alive” në vitin 1980, ku ai ishte këngëtar dhe tekstshkrues.

I konsideruar si ikona e viteve ’80, Burns iu nënshtrua më shumë se 300 operacioneve plastike. /tvklan.al