Fadil KujofsaFadil Kujofsa, që në kujtesën e shumë shqiptarëve njihet si Cuku në pelikulën “Dy here mat” nuk jeton më. Aktori i teatrit dhe filmit u shua ne moshen 63 – vjeçare.

Per kater dekada, Fadil Kujofsa i dhuroi publikut me dhjetra personazhe në teater dhe kinematografi. Në karrieren e tij jane skalitur interpretime te arrira ne komedi si Ser Tobi te “Nata e XII”, doktor Adhamudhi te “Pas vdekjes” apo ne drama si “Hekurat” e “Filumena Marturano”.

Shfaqja e tij e pare ne ekranin e kinemase ishte ne 1969. Ne rolin e Kujtimit te filmi “Gjurma” ai interpretoi krah Naim Frasherit e Margarita Xhepes, ndersa nder te fundit eshte ai ne darmen “Enderra e Ismail Qemalit”.

Tv Klan