Stilisti Mychael Knight, është ndarë nga jeta në moshën 39 – vjeçare. Ai ishte finalist në konkursin televiziv    “Projekti Runway” .

Një shkak zyrtar mjekët ende nuk kanë dhënë, por ai ka pasur probleme me zorrët për rreth 5 vite dhe për këtë  ishte shtruar në spital kohët e fundit. 

“Kjo është një humbje e një talenti të madh dhe ne lutemi për të e ngushëllojmë familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë”,

 tha zëdhënësja e  Lifetime Dee Perez në një deklaratë.

U bë pjesë e botës së modës që në vitin 2001 me stilimet e tij që ishin gjithmonë elegante dhe të mprehta. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë kompanive, por dhe artistëve si Toni Braxton dhe Eva Marcille, të cilët përfundimisht u bënë klientë të tij.

Morri pjesë në javën e modës duke paraqitur një nga koleksionet më të mirë, industria e modës ka humbur një  innovator të vërtetë.

Prindërit e tij shprehen se Mychael ishte bujar dhe plot jetë dhe se ishte gjithçka për ta.

KLAN PLUS