Shukri Xhelili, ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  Me argumentin se vuan nga probleme të rënda shëndetësore avokatët e Xhelilit kërkojnë një masë më të butë se ajo e arrestit me burg.

Mësohet se 54-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Pasi ka dëgjuar pretendimin e avokatëve gjykata caktoi ekspertë të mjekësisë ligjore që do të verifikojë gjendjen e ish-kryetarit të bashkisë Dibër. /TV KLAN