I fundit pllakat që Shyqyri Sako, realizoi pas 40 të tillave për kinematografinë shqiptare është “Plumbi prej Plasteline” në vitin 1994. Në datëlindjen e 80-të, piktori i filmit merr përsipër të krijojë të fundit pllakat, ndoshta më të rëndësishmin në karrierën e tij.

Ndoshta ky pllakat, për të parin dhe të fundit film që i është dedikuar “Skënderbeut”, do ti jap edhe vlerësimin e munguar ndër vite.

Nxënësi i Abdurrahim Buzës, edhe sot vazhdon të ndjekë këshillën e mësuesit të tij, lëvrimin e akuarelit . I studiuar në Rusi për piktor filmi, por që u diplomua në Institutin e Arteve, sot Universiteti i Arteve, suksesin e pati që me pllakatin e parë, me filmin “Horizonte të hapura”. Publiku do të merrte shijen e parë e një filmi të sapo dalë në kinema, pikërisht nga këto postera, që pak herë i shkaktuan edhe kokëçarje. 

Si skenografist i 40 pelikulave që disa prej tyre përbëjnë historinë e kinemasë shqiptare, si “Kapedani” apo “Mësonjtorja”, eksperienca ia lejon ta japë një këshillë për regjisorët e rinj.

Diskutimit nëse filmat e ish Kinostudios “Shqipëria e Re” me përmbajtje propagande komuniste, duhet ose jo të transmetohen, Shyqyriu që për katër dekada bashkëjetoi me filmin nën presionin e censurës thotë./ TV KLAN