Në 24 orët në vazhdim parashikohen reshje të pakta në gjithë territorin.

Sipas sinoptikanëve, deri në mbrëmje intensiteti i shiut do të jetë i ulët. Pas orës 21:00 deri në mëngjes, pritet një intensifikim i reshjeve kryesisht në Perëndim dhe Veri të vendit.

Edhe të Dielën moti parashikohet të jetë me shi. Gjatës pasdites pjesa më e madhe e vendit do të kalojë në kushtet e reshjeve të pakta.

Java do të nisi me vranësira të shpeshta dhe reshje me intensitet të ulët kryesisht në jug. Në Veri dhe Shqipërinë e mesme shirat do të jenë të izoluar. Pasditja e së Hënës do të sjellë mot të kthjellët.

Tv Klan