Nëse keni bërë plane për të shkuar në det mendohuni dy herë, pasi moti do të jetë me kapriço.

Fundjava dhe java tjetër dominohen kryesisht nga kthjellimet, por gjate mesditës dhe pasdites, në zonat malore do të ketë vranësira e shira të përkohshme.

Moti do të jetë njësoj deri të mërkurën e javës tjetër, ndërsa dita e enjte, por më tepër e premtja, sjellin shira të pakët kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten të premten dhe gjate fundjavës, por të hënën mbeten thuajse konstante. Dita e marte sjell rënie të temperaturave, me e ndjeshme rënia të mërkurën. Në këto vlera termike mbetemi deri fundjavën e fundit të korrikut kur sërish do të ketë rritje të temperaturave, rritje që pritet të vijojë dhe ditët e para të gushtit./tvklan.al