Falë Microsoft Windows XP kjo foto është përdorur si Wallpaper e rreth 1 miliardë kompjuterëve në botë. Por, gjendja aktuale e këtij vendi është një zhgënjim i plotë.

Fotoja e shkrepur në vitin 1988 nga Charles O’Rear është një ndër më të shikuarat në botën dixhitale.  Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windoës XP-së.

Në një kohë që nuk dihet ende se sa ka paguar Gates për këtë foto, ajo që dihet është se ajo është shkrepur në distriktin Sonoma të Kalifornisë në SHBA.

Zhgënjimi është i madh për të gjithë që shikojnë gjendjen aktuale të këtij vendi përrallor në 1988. Barit të gjelbër ia kanë zënë hardhi dhe barishte të tjera të zverdhura.

Reagimet kanë qenë të shumta në median sociale e po ashtu edhe kritikat për autoritetet lokale që nuk kanë treguar kujdesin e duhur për mirëmbajtjen e kësaj zone, e cila për nga popullariteti duhej të ishte marrë në mbrojtje.

/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”325″ sortorder=”1480,1479,1477,1478″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”DESC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]