Rezultati tashmë është bërë publik, se Donald Trump duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet, do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA. Rruga se si ai ia doli, është një çështje e hapur. Do ketë dhjetra libra të shkruar për rrugën e miliarderit për në Shtëpinë e Bardhë. E duke u mbyllur me fitoren bindëse elektorale ndaj Hillary Clintonit, pas një fushate tronditëse zgjedhore.

Këto janë 24 shpjegimet e ndryshme, disa më realiste se të tjerat, për fitoren e Trump:

1.Ai fitoi për shkak të Facebook dhe paaftësisë ose mosdashjes për të goditur lajmet e rreme. Sipas “New York Magazine”: Rrjeti social dhe të tjerë të ngjashëm u bënë qendra e lajmeve të rreme dhe kjo nuk ishte thjesht diçka partiake.

3

2. Për shkak të mediave sociale. Komentatori i krahut të djathtë, Stefan Molyneux: Si Franklin Roosevelt i cili e fitoi presidencën me anë të radios dhe John Kennedy me anë të televizorit, mediat sociale bënë të mundur që Trump dhe aleatët e tij të udhëheqin historinë.

3. Për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve. Nga burime të shumta në mediat sociale: Për një sërë arsyesh, nga një popull i entuziazmuar për zgjedhjet, pjesëmarrja në vitin 2016 ishte shumë e ulët, sidomos nga demokratët, gjë kjo që i kushtoi Clintonit zgjedhjet.

4. Sepse personat e famshëm e thithin substancën pozitive. Sipas “Quartz”: Identiteti i emrit të Trump, personat e famshëm dhe mediat të cilat ishin pro saj, duke u grumbullar të gjtiha së bashku ia kaluan mendjemprehtësisë së politikave të saj duke e lënë në hije gjatë fushatës.

5. Për shkak të grave të bardha. “Slate”: Ata ishin po aq racitë sa homologët e tyre meshkuj me lëkurë të bardhë, me të cilët identifikohen më shumë se gratë, nga grupet e pakicave minoritare.

6. Për shkak të pakënaqësive të meshkujve me lëkurë të bardhë. Sipas “The Nation”: Harrojeni krizën ekonomike, sondazhet treguan se ata të cilët kishin votuar për Clinton ishin ata të cilët kishin të ardhurat më të pakta. Prova më e mirë qëndron tek Trump dhe thirrjet e mbështetësve të tij për të “rikthyer lavdinë e dikurshme të vendit.”

6

 

7. Për shkak të Rusisë në fund të fundit? Sipas “The Washington Post”: Ministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha në një intervistë me mediat shtetërore në kundërshtim me mohimet e Trump se pak nga “shoqëruesit” e tij, kanë qëndruar në kontakt me përfaqësuesit rusë.

8. Për shkak se elitat e majta turpëruan mbështetësit e Trump. Sipas “The New York Times”: E majta ka shtypur me një “ideologji turpi” të djathtët, që janë tashmë mbështetësit e Trump. Me pak fjalë: “Racizmi, seksizmi dhe ksenofobia e përdorur nga Trump për të çuar përpara kandidaturën e tij nuk zbulojnë një keqdashje të natyrshme për shumicën e amerikanëve.”

9. Sepse banorët e zonave rurale nuk dalin shpesh nga shtëpia. Patrick Thornton i “Roll Call”: “ Nuk është puna se elitat janë duke i braktisur ose duke i injoruar banorët e Amerikës Rurale, por këto vende po bëjnë të njëjtën gjë duke u bërë më të izoluar dhe rezistentë ndaj diversitetit (të identitetit dhe të mendimit) ndaj brigjeve.

10. Për shkak se krijimi i Partisë Demokratike nuk e ka shtyrë Bernie Sanders. Sipas “The Huffington Post”: Duke e ngritur Clintonin mbi Sandersin, krijimi i Partisë Demokratike dhe votuesit e saj treguan se favorizuan shoqërinë dhe mbështetjen e profesionistëve se sa ata që ishin të rrethuar nga padrejtësia ekonomike.

7

11. Për shkak se demokratët e Reagani u shtuan në Michigan dhe në perëndim. Ish -ambasadori John Bolton: Të ashtuquajturit “demokratët e Reaganit”, votues me lëkurë të bardhë të klasës punëtore, kanë tendencë për të mbështetur demokratët, por të përulen para kandidatë të veçantë si Ronald Reagan dhe tani Trump.

12. Jo për shkak të demokratëve të rinj. Sipas “Boston Globe“: Fajësoni mediat që janë përqendruar shumë tek to dhe jo mjaftueshëm tek meshkujt më të vjetër, histori e raportuar e vitit 2016.

13. Për shkak të Gary Johnson dhe Jill Stein. Sipas “Vanity Fair“: Clinton humbi për shumë arsye, më së shumti për miliona votuesit që iu kthyen Johnsonit dhe Steinit, duke i mohuar mbështetjen demokratike që mund të ketë marrë në shtetet e humbura si Pensilvania.

14. Sepse korrektesa politike nisi një reagim të ashpër. Sipas “Reason“: Premtimi i Trump për të “shkatërruar” korrektësinë politike, e cila ka qenë e shfrenuar në universitete dhe në territore të tjera më liberale, i dha atij fitoren e luftës kulturore dhe presidencën.

15. Për shkak se ai dëgjoi popullin amerikan. Sipas John Cardillo, spiker i një radioje: Klasa politike (në brigje) nuk e dëgjoi ose u kujdes mjaftueshëm për Amerikën e Mesme. Trump po. Kështu që ai fitoi.

16. Sepse amerikanët që kanë studiuar nëpër kolegje nuk u morën parasysh. Sipas “Alaska Dispatch News“: Trump foli me votuesit e klasës punëtore, kryesisht ata pa diplomë shkolle, për gjërat që atyre i interesonte: Fenë, lirinë, martesën, abortin dhe lejet e armëve. Dhe për shkak se ” personat e shkolluar” të cilët kanë kaluar kohë në universitete zhyten në një “kulturë politike të izoluar”, kandidatja e tyre ishte e shkruar të humbte.

5

17. Për shkak se amerikanët janë të njëanshëm, por jo kundër çdo race, etnie apo gjinie. Sipas “The Resurgent“: Zgjedhjet ishin thjesht një referendum i klasës sunduese në Uashington dhe asnjë prej çështjeve të tjera, qofshin ato kulturore apo racore, nuk u përmend.

18. Për shkak se votuesit besojnë se sistemi është i korruptuar. Sipas “Daily Telegraph“: Votuesit besonin se aparati i tyre politik ishte i korruptuar dhe Trump ishte i vetmi që premtoi për të rregulluar atë.

19. Sepse atij i erdhën në mend “burrat dhe gratë e harruar të Amerikës”. Sipas “FirstPost“: Ndërkohë që Hillary Clinton mbante konferenca në fushatë me Beyonce dhe Jay-Z, Trump fliste për këtë klasë punëtore të “harruar”, i cili nga ana e tij kërkoi ”hakmarrje” nga elita politike duke votuar për të.

20. Për shkak se demokratët u fokusuan më shumë në mbështetësit e tyre se në rritjen e bazës. Sipas “In These Times“: Partia dhe e majta “humbur kontaktin me klasën punëtore”, siç dëshmohet nga përpjekjet e tyre e ndrydhur për të bindur njerëzit jashtë bazës së tyre. Duke u përqendruar në to, demokratët humbën.

2

21. Për shkak se Komiteti Kombëtar Demokratik zgjodhi kandidatin më pak konkurrues. Sipas “WikiLeaks” në Twitter: Partia i përcaktoi shkallët për Clinton, duke “mposhtur qëllimin e drejtimit primar” dhe nga ana tjetër duke mohuar Sanders, një kandidat më të mirë, i cili kishte mundësinë për të fituar.

22. Jo për shkak të racizmit. Sipas “Bloomberg View“: Reagimi i ashpër për presidentin e parë afrikano-amerikan të vendit, nuk ka qenë çështja më e vogël e garës. Nëse gara do e kishte paramenduar si problem, atëherë Obama nuk do të kishte fituar shumë prej shteteve ku dhe vetë Trump mbizotëronte ditën e martë.

23. Për shkak të Comey. Sipas “USA Today“: Vendimi i drejtorit të FBI-së për të risjellë çështjen e emaileve të Clinton me një letër drejtuar Kongresit dy javë para ditës së zgjedhjeve vrau vrullin demokrat dhe planet e saj për të përfunduar fushatën me një mesazh moral-ngritës. Hutoi gjithashtu vëmendjen nga gjëra të tilla si komentet mbi Trump për “Access Hollywood”.

24. Jo për shkak të Comey. Sipas “The Washington Post“: Clinton humbui, sepse sondazhet treguan se më shumë se gjysma e votuesve besonin se ajo ishte “e korruptuar”. Ky ishte faji i saj dhe jo i Comey.

Reporter për CNN: Gregory Krieg

Përktheu dhe përshtati: tvklan.al