Në një vendim  të gjykatës së  Tiranës  evidentohet mënyra se si funksion rrjeti  i trafikut të prositucionit në Tiranë.  Një 55 – ­vjeçare  në rolin  e tutores shfrytëzonte ambientet e lokalit të saj në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” që t’u siguronte meshkujve dy vajzave të reja  për marrdhënie  seksulae në këmbim të parave .

Nga ndjekja e policisë është  bërë e mundur dhe kapja  në hotel e  29 – vjeçares me emer të rreme,Ana dhe një 32 – vjeçari .

Në dëshminë para oficerëve të policisë vajza ka pranuar se ishte paguar 5 mijë lekë për aktin.

Ndërsa 32­ – vjeçari pohoi se numrin e telefonit të vajzës e kishte gjetur përmes pronares së lokalit përballë hotelit,  55­ – vjeçares me inicialet Xh.S.

29­ – vjeçarja, me emrin e punës Ana, deklaroi se kontaktin e parë  me pronaren e lokalit e kishte  pasur një javë më parë ku një shoqja e saj bënte të njëjtën gjë. Madje shoqja më sugjeroi se mund të shkoja tek hoteli që ishte përballë lokalit,-tha për hetuesit 29 – vjeçarja. Një ditë më parë se të kapej në flagrancë, e reja kishte kryer seks me para edhe me një shtetas turk.

Tv Klan