Këta janë dy nga grabitësit e maskuar që për javë të tëra kanë terrorizuar bizneset në Shijak e Durrës. Policia ka publikuar pamjet e dy prej grabitjeve të kryera nga grupi i përbërë nga katër të rinj, të cilët u arrestuan ditën e shtunë në operacionin e koduar “Burgman”.

Dy nga grabitësit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një karburanti teksa i afrohen në këmbë  dhe të maskuar me skafandra në kokë personelit të shërbimit. Futen brenda dhe me pistoleta në duar kërcënojnë 2 punonjësit. Pasi u marrin paratë nga xhepat largohen.

Kjo është një tjetër grabitje ku dy persona futen në një dyqan të transfertave të parave dhe rimbushjes se numrave të telefonit. Njëri prej tyre është i maskuar me skafandër në kokë ndërsa tjetri me kapuç. Këtë radhë nën kërcënimin e thikave ata marrin një shumë të konsiderueshme parash dhe largohen me një motoçikletë.

Sipas policisë, Juxhin Kapllani, Jurgen Kulmi, Selvis Agasi, Armand Tata në bashkëpunim me njëri-tjetrin u janë dokumetuar 6 grabitje të ndodhura në Durrës dhe Shijak.

Tv Klan