CNN/ Hillary Clinton nuk mundi t’i qëndronte koalicionit të Obamës dhe kjo luajti një rrol të rëndësishëm që vendosi dhe fatin e saj.

Afro – amerikanët, latinët, votuesit e rinj që iu drejtuan qendrave të votimit të martën nuk ishin të mjaftueshëm për t’i siguruar Clintonit karrigen e Shtëpisë së Bardhë. 

Përpara se qendrat e votimit të mbylleshin, fushata e saj ishte besimplotë në fitore. Në fund, megjithatë, ajo humbi edhe disa shtetet që besohej si ishin të sigurta, si Winsconsin. Ajo humbi gjithashtu Penssylvania –n dhe Michigan –in.

Teksa fitoi grupet kyçe demografike, që fushata e saj kishte etiketuar, ajo nuk arriti të kishte performancën e Presidentit Obama, qoftë edhe me femrat. Kjo sipas të dhënave nga exit poll – et.

Një numër i mirë të votuesëve me ngjyrë dhe latinëve ia dhanë voton Trump, ndonëse në 2012 –ën nuk e mbështetën Mitt Romneyn, pavarësisht deklaratave të Trump për afro – amerikanët, meksikanët e emigrantët pa dokumente.

Presidenti Barack Obama, i cili e siguroi presidencën me ndihmën e afro –amerikanëve dhe komuniteteve latine, i bëri thirrje njerëzve me ngjyrë gjatë javëve të fundit që të votonin për Clinton.

“Nëse e lemë këtë gjë të na rrëshkasë nga duart dhe unë jam në një situatë ku, këto dy muajt e fundit, në zyrë po përgatitën për tranzicionin e Donald Trump, stafi i së cilit ka thënë se axhenda e tyre primare është që në javët e para të ulet në Zyrën Ovale dhe të zhbëjë çdo gjë që kam bërë deri më tani”

, tha Obama gjatë një interviste kohët e fundit.

Por nuk ishin të shumtë afro – amrikanët e latinët që e dëgjuan thirrjen e tij.

Rreth 88 përqind e votuesëve afro – amerikanë mbështetën Clinton, kundrejt 8 përqind që mbështetën Trump. Teksa nuk është përqindje e vogël, nuk është aq e madhe sa fitorja e Obamës kundrejt Mitt Romney në 2012 –ën. Obama siguroi plot 93 përqind të votuesëve me ngjyrë.

Rreth 12 përqind e elektoratit ishte afro – amerikane këtë vit, krahasuar me 13 përqind që ishte 4 vite më parë. Kjo është një rënie domethënëse, sidomos nëse bashkohet me votën e latinëve, që ishte më e madhe seç pritej.

Ky numër i vogël i votuesëve më ngjyrë erdhi pas komenteve të vazhdueshme të Trump, që ritheksoi herë pas herë gjendje e keqe në të cilën ndodhen komunitetet e njerëzve me ngjyrë. Trump tha se ata jetojnë në varfëri, nuk kanë punë dhe qëllohen për vdekje teksa janë duke ecur në rrugë.

“Çfarë keni për të humbur?”

 i pyeti ai ata.

te dhenat

Edhe latinët nuk i dhanë Clintonit mbështetjen e mjaftueshme, pavarësisht deklaratës së Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, duke akuzuar emigratët pa dukemente se janë kriminelë alienë dhe premtimin për t’i deportuar.

Vetëm 65 përqind e latinëve e mbështetën atë, ndërsa 29 përqind votoi pro Trump. Në 2012 –ën, Obama mori 71 përqind të votës së hispanikëve, ndërsa Romney 27 përqind.

Hispanikët përbënin mbi 11 përqind të elektoratit, nga 10 përqind që ishte në 2012 – ën.

Përtej koalicionit të Obamës, Clinton nuk ishte aq popullore me votuesit sa Obama. Ajo vitoi vetëm 37 përqind të votës së të bardhëve, krahasuar me 39 përqind që mori Obama. Në mënyrë suprizuese Trump gjithashtu mori një numër më të vogël krahasuar me Romney –n, duke siguruar 58 përqind, në krahasim me 59 përqind që mori Romney.

Votuesit e bardhë përbënë 70 përqind të elektoratit këtë vit, një rënie me 2 përqind krahasuar me katër vite më parë, që ishte 72 përqind.

Votuesit aziatikë, që përbënin një numër të vogël prej vetëm 4 përqind të elektoratit, nuk e mbështetën gjithashtu Clinton, aq sa mbështetën Obamën. Rreth 65 përqind e tyre votuan për Clinton, në krahasim me 73 përqind që votuan për Obamën në 2012 – ën.

Clintoni dështoi gjithashtu për të marrë votën e të rinjve, grupmoshave 18 – 29 vjeç. Ajo mori 55 përqind të tyre, ndërsa Trump 37 përqind. Por Obama siguroi 60 përqind të votave të të rinjve, krahasuar me 37 përqind të Romney -t.

Kur vjen puna tek vota e femrave, Clinton fitoi 54 përqind krahasuar me Trump, që mori 42 përqind, ndonëse 70 përqind e votuesëve thanë se mënyra si i trajton Trump femrat i bezdiste. Obama fitoi 55 përqind të votës së femrave në 2012 – ën.  /tvklan.al