Quhet Nesti Vaka dhe përgjatë regjimit komunist punoi për 21 vite në ndërtesën dykatëshe të sigurimit të shtetit, “Shtëpia me Gjethe” sot me statusin e një muzeu kombëtar. Fillimisht në pozicionin e radioteknikut dhe më pas shef i teknikës operative, Nesti, është një nga krijuesit e laboratorit që merrej më çështjet operative dhe teknike, pra me gjithë aparaturat që kryenin përgjimin dhe regjistrimin e shqiptarëve e shtetasve të huaj.

Në portretin e ftohtë të Nesti Vakës, i cili për 21 vite ishte një nga dëshmitarët që hynin fshehurazi në çdo ambient nga shtëpitë, zyrat, dhomat e hoteleve e ku me mijëra prej tyre përfunduan në burg e deri në pushkatim, nuk lexohet keqardhje  përveç gëzimit të hapjes së këtij muzeu, ku ai ka kontribuar në krijimin e këtij kompjuteri dhe këtyre regjistruesve dhe riprodhuesve audio.

Tetë janë sektorët që rrëfejnë me video, aparatura , laboratorë dhe dokumente që janë të deklasifikuara për informacionin, pra gjithë procesin e përgjimit dhe rezultatin e tij, por jo për informatorët. Emrat e tyre janë të mbuluar me shirit të zi.

Tv Klan