Policia indoneziane pak ditë më parë deklaroi se një fermer u gllabërua për së gjalli nga një piton, i cili më pas u nda në mes nga banorët, për të nxjerrë trupin e burrit.

25 – vjeçari u sulmua dhe më pas u gllabërua në një plantacion në fshatin e tij në perëndim të Sulawesi –t.

Ky rast i pabesueshëm ka ngritur një sërë pyetjesh.

Si ia doli pitoni të hante një person të rritur?

Pitonë të këtyre përmasave, në rastin konkret u raportua se ishte 7 metra i gjatë, janë tepër të fuqishëm. Ata e marrin prenë rreth vetes dhe e shtypin me trup, duke i mbytur ose duke i shkaktuar arrest kardiak.

Por ngrënia e presë është tjetër gjë.

Pitonët nuk e përtypin prenë e tyre, ata e gllabërojnë të gjithën. Nofullat e tyre janë të lidhura nga ligamente tepër fleksibël, në mënyrë që të mund të kalojnë poshtë pre të mëdha në masë. Megjithatë, edhe për këtë ka limite.

“Një ndër faktorët që do ta bënin të vështirë gllabërimin e një njeriu janë shpatullat e tij, të cilat nuk mund të palosen”,

shpjegon ekspertja Maty – Ruth Low për BBC.

Kështu, teksa këta lloje pitonësh, më të mëdhenjt në botë, kanë sulmuar shumë rrallë në të shkuarën njerëz, ekspertët e kanë vënë në dyshim për një kohë të gjatë faktin se ata mund të gëlltisnin një person të rritur.

Këto zvarranikë njihen për ngrënien e kafshëve të mëdha, megjithatë, deri më sot njeriu nuk ka qenë pjesë e “menusë” së tyre,

shpjegon më tej ekspertja.

Në 2002 –in një 10 – vjeçar u gllabërua nga një piton në Afrikën e Jufut, por edhe në atë rast nuk kishim të bënim me një fëmijë të rritur apo një piton me rombe, si lloji i gjarpërit që gllabëroi burrin në Indonezi.

Sipas ekspertëve, pitonët i evitojnë përballjet me njerëzit. Për rastin konkret ata shprehen se kjo mund të jetë thjeshtë fatkeqësia e viktimës që fusha ku punonte, dikur kishte qenë pyll dhe që shkeli në një kurth të vendosur për një tjetër pre.

*Pythos reticulates (pitoni me rombe)

Është gjarpëri më i gjatë në botë.

Besohet se mund të arrijë deri në 10 metra gjatësi.

Më i madhi i kapur ndonjëherë më parë është ai në Kansas City, SHBA, 7.6 metra i gjatë, në vitin 2011

Jeton në pyll, ka zakonisht frikë nga njerëzit dhe shihet shumë rrallë.

Shpesh konsiderohet si kafshë e shenjtë në disa pjesë të Indonezisë.

Është një prej dhjetëra specieve të pitonëve që gjenden në Afrikën sub Sahariane.

/tvklan.al