Si ka lindur tradita e vezëve të Pashkës?! Veza, në të gjitha kulturat antike të njerëzimit ka pasur një vlerë simbolike të madhe, konsiderohej simboli i jetës dhe rilindjes.

Origjina e vezës së çokollatës vjen nga mbreti Diell, Luigji i XIV, në vitet e Francës së Artë. Ishte ai i pari që kërkoi realizmin e një veze prej çokollate nga kuzhinieri i ëmbëlsirave të oborrit mbretëror. Ndërsa tradita e dhurimit të vezëve gjatë Pashkës është më e lashtë akoma, duke u kthyer pas në Mesjetë.

Dhe sipas historianëve, kjo traditë nuk është rastësore. Nga Antikiteti, në disa kultura Toka dhe Qielli, duke u bashkuar me njëri-tjetrin, krijonin pikërisht një vezë. Për egjiptianët e lashtë, ishte origjina e gjithçkaje, edhe e katër elementëve, ajri, uji, toka dhe zjarri.

Ndërsa persianët, me rastin e ardhjes së Pranverës dhe rilindjes së natyrës, i dhuronin njëri-tjetrit vezë, simboli i jetës. Më pas Krishtërimi, i riinterpretoi këto tradita, duke bërë që simboli i vezës të përfaqësojë më së miri domethënien e mrekullisë dhe rilindjes së Krishtit.

Praktika nisi në Gjermaninë mesjetare, me vezë të ziera të mbështjella në lule, të cilat i dhuronin gjatë festës së Pashkës. Ndërsa në radhët e finikëve dhe aristokracisë u përhap zakoni që vezët të ishin prej argjendi, platini apo floriri dhe të dekoruara.

Klan Plus