Dhimbja dhe lotët kanë pushtuar familjen e Blerta Pepës, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë shumë të re. Vëllai i saj Rolandi nuk mundet  ta besojë se drita e syve të tij, motra e vetme është larguar nga kjo jetë. Pas një statusi ku shkruante se i iku drita e syve të tij, pas disa orësh ai ka publikuar një foto me Blertën ku duken të qeshur dhe sytë e tyre shkëlqejnë.

Ai shkruan “

Si ike ti o shpirti vllait si ike…. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy

”.

Pepa ka marrë pjesë në spektaklin “Gjeniu i voglë” në vitin 2014, program ky që është transmetuar në Tv  Klan.

Moderatorja e këtij spektakli, Klea Huta nuk mund të mos shprehte dhimbjen e saj lidhur me vdekjen e Blertës, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Klea shkruan :

Shpirti vogël pa fjalë

U prehsh në paqe me engjëjt dritë e vogël.

Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjarëve …

/tvklan.al