Një studim i ri nga përfaqësues të Universitetit “Durham”, në Britaninë e Madhe, kanë hedhur mendimin se muzika e trishtë mund të përdoret për terapi medituese dhe qetësi shpirtërore.

Ata kanë sugjeruar së dëgjimi i këngëve të trishta mund të përmirësojë gjendjen duke larguar kujtimet e trishta përmes kësaj muzike. Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se disa pjesëmarrës të studimit, janë tensionuar pasi kanë dëgjuar muzikë të trishtë, më shkakun së kujtime të së kaluarës janë sjellë në mendjet e tyre.

Sipas studimit, muzika e trishtë përcjell 3 gjendje tek njerëzit, kënaqësi, rehati dhe dhimbje. “

Disa njerëz e shijojnë muzikën e trishtë dhe gjejnë qetësi, por në rastet kur disa pjesë të muzikës bëhën më të trishta seç duhet, në mendjen e njeriut shkaktohet ankth. Megjithatë nëse zgjidhni një muzikë të trishtë por të qetë, do të përjetoni çlirim emocionesh dhe qetësi mendore

”, ka shpjeguar Profesori i muzikës, shëndetit dhe trurit, Jorg Fachnerm.

/tvklan.al