Nuk bëhet fjalë për një lotari që të bën fitues parash, por lotaria amerikane për emigracionin që lejon “fituesit” nga vendet e tjera të botës të vendosen në Amerikë. Aspirantët për të jetuar në Amerikë, plotësojnë disa dokumente nga vendet e tyre dhe ata që përzgjidhen, kanë mundësinë të vendosen në mënyrë të përhershme në Shtetet e Bashkuara.

Vite më parë Halilaj ishte një studente e një shkolle të mesme në Boston, kur mori një telefonatë nga halla e saj, me të cilën jetonte në zonën e Bostonit.

“Halla ime ishte shumë e lumtur kur më tha se unë kisha fituar lotarinë”

, tha Halilaj, tashmë menaxhere e shërbimit të klientit në spitalin

Anna Jaques

.

“Dëgjoja hallën e emocionuar që më fliste në telefon, dhe i thashë vetes: Vërtet të jem kaq me fat?”

“Lotaria është një ngjarje e rëndësishme në një vend të botës së tretë dhe kur mësova që unë e kisha fituar atë, e dija që e gjithë jeta ime do të ndryshonte. Kjo do të thoshte se dokumentet e mia në punë do të ishin në rregull dhe mund të planifikoja pa frikë jetën time në Amerikë”.

Halilaj ishte zhvendosur në Boston nga Elbasani. Ajo kishte qenë gjithmonë ekselente si studente dhe prindërit e saj, të dy profesorë të matematikës dhe shkencave, dëshironin që vajza e tyre të kishte mundësi më të mira për të bërë karrierë. Kështu që Halilaj shkoi të jetonte me hallën e saj qëkur ishte e vogël, por s’ka qenë gjithçka e lehtë.

“Isha shumë e re dhë të jetoja larg familjes dhe miqve nuk ishte një gjë e thjeshtë”

, tha Halilaj, e cila tashmë është 36 vjeç.

“Nuk flisja Anglisht, kështu që m’u desh të shihja filma vizatimorë për fëmijë duke qenë se ishin me titra në Anglisht. Por tani që shoh pas, në Shqipëri nuk ka shumë mundësi për punë dhe nuk është dhe aq e zhvilluar në aspektin e mjekësisë dhe shëndetësisë. Megjithëse ishte e vështirë në fillim, sot unë ndjehem shumë me fat”.

Halilaj u diplomua në Emmanual College dhe ka diplomë masteri në shëndetin publik në Universitetin e Boston. Ajo është një biokimiste dhe si e tillë ajo mbikqyr departamentin e spitalit, i cili merr mostra të gjakut dhe të urinës. Halilaj aspironte të bëhej mjeke, por tashmë është në rrugën e duhur për të marrë doktoraturën në një degë që lidhet me shëndetin. Ajo është e martuar me Armandin, edhe ai nga Shqipëria. Të dy prindërit e saj kanë emigruar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara.

Tani menaxherja e departamentit në spitalin

Anna Jaques

është e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe përballet çdo ditë me sfida të reja në punën e saj të përditshme.

Anna Jaques

së fundmi do të hapë një filial tjetër në Haverhill dhe ajo është e angazhuar me mbarëvajtjen e këtij filiali të ri.

“Ela ishte shumë e dobishme në planifikimin dhe zhvillimin e filialit tonë të ri në Haverhill, duke vënë në përdorim dijet e saj”

, tha Mark Goldstein, CEO dhe president i

Anna Jaques Hospital.

Gary Lee, nënkryetar i shërbimeve klinike në

Anna Jaques

, tha:

“Ela sjell një nivel të lartë të profesionalizmit në laborator dhe pasioni i saj dhe përvoja e jashtëzakonshme me pacientët është e admirueshme”.

Halilaj qeshi kur tha:

“Me theksin tim, e kam të vështirë  të shqiptoj Haverhill. Por u them njerëzve, unë jam shqiptare, ndaj kam këtë theks. Por jam krenare për këtë gjë, atje i kam rrënjët”.

Ajo u thotë fëmijëve, të cilët janë 13 dhe 10 vjeç,

 “në këtë shtet limiti është qielli. Gjithçka varet nga ju. Jam munduar shumë, por jam e lumtur. Tashmë familja është prioriteti im kryesor, por gjithashtu e dashuroj punën time. Gjithçka më shkon mbarë. Dhe jam shumë e lumtur që jetoj në këtë vend”

.

Burimi: The Salem News 

Shqipëroi: tvklan.al