Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës.

Akset rrugore aktualisht janë të hapura dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme. Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim që të mos krijojnë problematika dhe pengesa në rrugë.

Në akset rrugore Bogë-Theth, Prekal-Bregu i Lumit, Selcë-Vermosh-PKK Bashkim, Pukë-Fushë Arrëz, drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës. Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.

Për çdo ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun e Shkodrës do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë./tvklan.al