jonela

Anjëhërë mos i neglizhoni kontrollet tek mjeku Gjinekolog, pasi kanceri i qafës së mitrës po tregohet shumë i ashpër vitet e fundit edhe në Shqipëri duke prekur shumë femra.

E pyetur nga tvklan. al, Dr. Jonela Lulo thotë se nga kontrollet rutinë  për obezitetin, hypertensionin, diabetin dhe çdo lloj hemoragjie vaginale anormale mund të parandaloni një rrezik shumë të madh.

Edhe kanceri i qafës së mitrës si çdo sëmundje tjetër është mirë që të identifikohet në kohë, në mënyrë që edhe kurimi të jetë sa më efikas.

Çfarë është kanceri i mitrës? Kanceri i mitrës është term i cili haset shpesh në gjuhën e përditshme, por që termi korekt për këtë patologji është kanceri endometrial. Kanceri endometrial është një nga patologjitë më frekvente tek femrat dhe renditet i 4, si frekvencë pas kancerit të gjoksit, colonit (zorrës së trashë) dhe mushkrive. ¾ e pacienteve të prekura nga kanceri endometrial janë në menopauzë. Gati 75 % e tyre janë mbi moshën 50 – vjeçare ndërsa vetëm 5 % e tyre janë nën moshën 40 – vjeçare.

Përse formohet kanceri endometrial dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e kancerit të mitrës? Ende nuk dihet kush është shkaku kryesor i cili çon në formimin e kancerit të endometrit. Etiologjia e tij mendohet të jetë një proces i lidhur me efektet hormonale, por ekzistojnë një sërë faktorësh të ndryshëm të cilët rrisin rezikun e shfaqjes së kancerit të endometrit siç janë:

Nulipariteti (mungesa e shtatëzanive)

Menopauza tardive (menopauza mbi 52 vjeç)

Infertiliteti

Antecedente të periudhave të gjata me cikël anovulator

Obeziteti

Antecedente familjare

Sindromi i vezoreve mikropolikistike

Terapi hormonale pa progestative (pa progesterone)

Diabeti zaharat dhe hipertensioni arterial

Përdorimi i Tamoxifenit

Tumoret ovareine funcsionale

Kanceri i gjirit

Çfarë shenjash shfaq? Më pak se 5% e pacienteve me neoplazi të endometrit janë asimptomatike. Hemoragjia anormale vaginale është shenja kryesore e kancerit të endometrit dhe është prezente në 90 % të rasteve e cila e detyron në një farë mënyre pacienten të drejtohet te mjeku gjinekolog. Tek pacientet më të reja në moshën reproduktive, shenjat kryesore janë menstruacionet e bollshme dhe të zgjatura, hemoragjia intermestruale, sekrecionet vaginale serose dhe serosanghionolente me aromë.

Si diagnostikohet kanceri endometrial? Kanceri i endometrit diagnostikohet duke bërë një anamnezë personale dhe familjare të detajuar. Një rol të rëndësishëm në diagnostikimin e tij luajnë: Ekzamini gjinekologjik periodik, ekografia gjinekologjike, histeroskopia diagnostikuese, biopsia nëpërmjet aspirimit të kavitetit uterin ose kyretazhit uterin, skaneri abdominal ose rezonanca magnetike abdominale.

Sa janë shanset për mjekim? Kanceri i endometrit ka shanse të mira mjekimi, por gjithçka varet nga stadi në të cilën diagnostikohet kjo sëmundje.

Mund të parandalohet? Kanceri endometrial si shumë patologji të tjera mund të parandalohet ose të diagnostikohet në fazat e hershme duke bërë kontrolle periodike tek gjinekologu, duke kontrolluar obezitetin, hypertension arterial diabetin (të cilat ishin dhe faktor risku për shfaqjen e kësaj sëmundje) dhe duke u paraqitur tek mjeku për çdo lloj hemoragjie vaginale anormale. Është për t’u theksuar se përdorimi i kontraceptivëve orale ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të endometrit.

Çfarë metode trajtimi këshillohet? Siç e thashë dhe më sipër trajtimi dhe prognoza varen nga stadi në të cilin është diagnostikuar kanceri i endometrit. Trajtimi përfshin kirurgjinë, terapinë hormonale, radioterapinë dhe kimioterapinë. Kirurgjia është trajtimi më i mirë për kancerin e endometrit të diagnostikuar në stadet fillestare (procedura më e përdorur në të tilla raste është Histerectomia totale me adnexectomi bilateral). Terapia hormonale konsiston në përdorimin e medikamenteve me bazë progesteronin, por e cila është e rezervuar për stadet e avancuara.

Intervistoi: Vilma Kërçiku