Si ta largojmë brenda ditës erën e keqe të këmbëve

Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Kjo ndodh zakonisht kur këmbët tuaja djersijnë dhe djersa nuk avullon, për shkak të këpucëve apo çorapeve që keni veshur.

Bakteret ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar erën e keqe të këmbëve.

Nëse dëshironi të hiqni qafe erën e keqe të këmbëve tuaja ekzistojnë shumë kura natyrale të vlefshme. Ju duhet t’i ndiqni ato rregullisht për një periudhë të caktuar kohe, për të pasur dhe rezultate të mira. Disa prej kurave mund ta zgjidhin problemin në një javë.

Soda e bukës

Bikarbonati i sodiumit, më së shumti i njohur si soda e bukës, është një zgjidhje efektive për të eliminuar erën e këmbëve. Ajo neutralizon Ph e djersës dhe redukton bakteret.

Përdorimi:

– Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë.

– Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t’i vishni ato.

Kripë e trashë (kokërrmadhe)

Kripa e trashë mundet gjithashtu të minimizojë erën që vjen nga këmbët tuaja pasi ajo lufton infeksionet mikrobike dhe neutralizon erën e këmbëve. Një banjo me kripë të trashë është gjithashtu qetësuese për dhimbjen e këmbëve nga lodhja.

Përdorimi:

– Përzieni 2 lugë gjelle kripë të trashë me një gjysmë kove ujë të ngrohtë.

– Vendosini këmbët për 10-15 minuta.

– Për rezultate më të mira, bëjeni këtë përpara gjumit në mënyrë që të evitoni veshjen e çorapeve ose këpucëve për disa orë.

Uthulla

Uthulla është e dobishme për shpëtimin nga era e keqe e këmbëve pasi ajo krijon një mjedis acid, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Ju mund të përdorni çdo lloj uthulle, por për këtë trajtim këshillohet më shumë uthulla e mollës.

Përdorimi:

– Përzieni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë.

– Vendosini këmbët në të për 10-15 minuta.

– Në fund, lajini këmbët tërësisht me sapun për të hequr edhe erën e uthullës.

 

 

 

 

 

Kategori
ShendetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura