“Si ta quaj këtë dashuri?” Nis së shpejti në Tv Klan seriali indian premierë



Duke filluar nga data 4 Prill, një sukses tjetër indian tepër i pëlqyer, i shikuar nga më shumë se 217 milionë teleshikues në të gjithe botën vjen premierë absolute në ekranin e Televizionit Klan.

“Si ta quaj këtë dashuri?”, një serial me shifra rekord audience aktualisht në Turqi, Rumani, Maqedoni, SHBA, Afganistan, Rusi, Georgji dhe Bullgari. Në Turqi po shfaqet në prime time, ora 21:00 në Kanalin 7, duke konkuruar me serialet e tjera turke.

Një histori dashurie si në përralla, me shumë emocion, sekrete dhe rrjedha të ndryshme që sjell jeta. Një serial ideal për të gjithë familjen. Një marrëdhënie dashuri – urrejtje mes dy të rinjve nga dy botë të ndryshme.

Shpesh herë, personi i fundit me të cilin do të doje të jetoje, është i vetmi pa të cilin nuk jeton dot. Televizioni Klan prezanton një marrëdhënie të zjarrtë dy të rinjve të cilët nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë nuk mund të jenë bashkë.

Një kontrast interesant midis dy karaktereve krejt të ndryshme me ide krejt të kundërta, si Kushi dhe Arnav. Nëse Kushi beson tek “qëllimi”, Arnav beson tek fundi. Për Kushin, marrëdhëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme, ndërsa Arnav beson që çdonjëri e ka një “çmim” dhe mund të manipulohet për mirëqenien e tij.

Kushi, një vajze 18 – vjeçare, e thjeshtë dhe shumë e lidhur me familjen, e udhëhequr në jetë nga e drejta dhe morali. Ajo ka disa parime në jetë dhe beson gjithmonë tek e drejta. Ajo nuk ndryshon asgjë nga vetja për t’ju përshtatur kërkesave të pallogjikshme të të tjerëve.

Krejt e kundërta është Arnav, 28 – vjec, i ashpër, që kërkon të fitojë me çdo kusht në gjithçka. Një mashkull që beson që çdo gjë mund të blihet në këtë botë, madje edhe vetë dashuria. Ai nuk i vlerëson marrëdhëniet dhe bën gjithçka për të arritur ambiciet e tij, duke mos pyetur për pasojat që mund t’ju shkaktojë të tjerëve.

Teksa historia vazhdon, marrëdhënia e tyre dashuri – urrejtje bëhet dëshmitare e disa konfikteve dramatike. Arnav vazhdimisht mundohet t’i rrëzojë Kushit vlerat e moralit, që ajo i ka të shenjta, për t’i provuar vetes që mund të kontrollojë këdo dhe gjithçka. Kushi nga ana tjetër, gjithmonë përpiqet të ndjekë vlerat dhe moralin e saj.

“Si ta quaj këtë dashuri”, një nga prodhimet më moderne, më të famshme dhe më të kushtueshme indiane, vjen nga data 4 Prill, nga e hëna në të premte, ora 18:15 (2 episode), premierë absolute në Tv Klan & Klan HD!/tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjithaTv Klan
6 Komente
  • Bianoa
    16 Mars 2017 at 19:27
    Përgjigju

    Mund tju pyes dicka ca historie ka si film ky djali mos e rreh kushin gjate episodeve dicka e till

  • klea
    18 Mars 2017 at 11:54
    Përgjigju

    e keqtrajton por ne fund perfundojn bashke

    • lorela
      28 Mars 2017 at 19:53
      Përgjigju

      Ky film do te fillohe pas sarasvaticandres?

  • Ash
    26 Mars 2017 at 10:45
    Përgjigju

    Si cdo film indian ata do perfundojne bashke

  • lorela
    28 Mars 2017 at 19:52
    Përgjigju

    Ky film do te fillohe pas sarasvaticandres?

  • Përgjigju

    *

    *


    Emisione