Aksidentalisht mund t’i thyeni edhe barrierat e një ure dhe bashkë me makinën që drejtoni të përfundoni në ujëra të thella.

E për të shpëtuar nga aty, kyç është reagimi i shpejtë që mund ta bëni, shkruan Tech Insider.

Makina që sapo mund të ketë rënë, nuk fundoset menjëherë. Mënyra e vetme për të dalë nga një pozicion i tillë është dritarja, por kurrsesi mos e hapni derën, pasi makina do të mbushet shumë më shpejt me ujë dhe do të zhytet shumë shpejt. Por që ta provoni këtë do të jetë humbje kohe, pasi presioni që bën uji e bën të pamundur që të mund ta shtyni derën.

Është mirë që sa më shpejt të hapni dritaren, pa u afruar uji në cep. Nëse uji ka ardhur te dritarja dhe ju keni mbetur brenda, atëherë zgjidhja është të thyhet xhami, mos provoni atë të përparmin pasi ai është prodhuar që t’u rezistojë edhe goditjeve më të forta. Thyeni xhamat anësorë, duke hequr mbështetësen e kokës, apo edhe pajisjen e veçantë ‘çekiç’ që gjendet nëpër makina për raste të tilla.

Pasi ta keni thyer xhamin, merrni frymë thellë dhe nisni që të notoni drejt sipërfaqes./klankosova