amarettiAmareta është një lloj biskote e vogël, por shumë e dashur dhe e popullarizuar në rajonet e Italisë. Nga veriu në jug të Italisë ka disa variacione të të gatuarit, të cilat spërkaten me sheqer dhe drithra të freskët. Amaretat përdoren për të shijuar çajin apo kafen për një shije akoma dhe më të mirë.

Përbërësit:

Miell

Bajame

Sheqer

Amoniak për ëmbëlisra

Të bardhë veze

Përgatitja:

Për të përgatitur amareta na nevojiten një sasi bajamesh (në varësi të masës që do të gatuajmë), të cilat duhet t’i hedhim në mikser.

amertti_seq1

 

 

 

 

Së bashku me sheqerin dhe kremin. Këshillohet që kjo masë e përgatitur të jetë sa më e imët.

amertti_seq2

 

 

 

 

Më pas shtoni amoniak për ëmbëlsira, të bardhë veze dhe disa pika ekstarkt të hidhur bajamesh. Përzieni mirë brumin me anë të një luge të madhe që të jetë pa kokrriza.

amertti_seq3

 

 

 

 

Brumin e përgatitur mbulojeni më një copë dhe futeni në frigorifer përgjatë gjithë natës.

amertti_seq4

 

 

 

 

Ditën tjetër do të vini re që brumi do të jetë i forcuar dhe gati për të realizuar sasinë e amaretave që ju nevojiten.

amertti_seq5

 

 

 

 

Në tepsinë që do të piqen amaretat, poshtë tyre duhet të vendoset një letër kuzhine e cila ndihmon për një pjekje të mirë të tyre. Furra duhet të jetë në temperaturën 170 gr C. Koha e pjekjes është 15 – 20 minuta.

tvklan.al/V.H