Jo rrallë na ndodh të gjendemi në një situatë ku dhimbja e dhëmbit është e padurueshme dhe në disa raste nuk është e mundur të shkojmë menjëherë te dentisti.

Ja cilat janë pesë metoda që eliminojnë dhimbjen në kushte shtëpie.

1.Merrni një qetësues.

 Anti-inflamatorët  jo-steroidal të tilla si Aspirin dhe Ibuprofen, të cilat ofrojnë lehtësim të shpejtë dhe efektiv për shumicën e dhimbjeve të vogla të dhëmbit. [1]Një dhëmb i cili të jep dhimbje mund të pengojë aftësinë tuaj për të ngrënë, folur dhe për të fjetur.

Nëse dhimbja është e fortë ose ju mund ta ndjeni se kalon edhe në zona të tjera fqinje siç janë veshët, koka ose fyti juaj, atëherë është e domosdoshme një takim urgjent me dentistin tuaj.

Përdorni vetëm dozën e rekomanduar të shtypur në paketim, ose dozën e rekomanduar nga mjeku juaj.

Tylenol është një tjetër lehtësues efektiv kundër dhimbjes së dhëmbit.

2. Aplikoni një kompresë të ftohtë

Merrni një qese plastike dhe mbusheni me akull, mbështilleni atë me një kompresë të hollë ose një peshqir dhe vendoseni në faqe, në zonën e dhëmbit që po ju dhemb. Temperatura e ftohtë do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes. Përdorimi i një pakoje me akull në vend të një qeseje do të ketë të njëjtin efekt, por sigurohuni që ta mbuloni më parë me një peshqir.

Mos e aplikoni akullin direkt në dhëmb pasi kjo do të shtojë dhimbjen, duke qenë se dhëmbët janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të ngrohta apo të ftohta.

3.Bëni mpirjen e zonës

Blini një në farmaci një mpirës të dhëmbit, i cili do të qetësojë dhimbjen për disa orë.

Ky lloj xheli aplikohet direkt në zonën e prekur dhe zakonisht vepron për disa orë, por pështyma i minimizon efektet e tij dhe e përhap atë në fyt, ose në gjuhë, kështu që kujdesuni të mos e gëlltisni atë.

4.Bëni një pastrim të mirë të gojës

Pastroni dhëmbët me kujdes. Ndonjëherë dhimbjet shkaktohen nga pjesë shumë të vogla të ushqimit që janë strehuar në dhëmb duke shkaktuar dhimbje dhe malcimin e mishrave të dhëmbit. Në raste të tilla, pastrimi i plotë i gojës mund të çojë shumë shpejt drejt eliminimit të dhimbjes.

5. Bëni një shpëlarje më ujë të kripur

Një dhimbje dhëmbi që shkaktohet nga një infeksion i lehtë mund edhe të largohet vetë. Për ta bërë më të shpejtë eliminimin e dhimbjes përgatisni një gargarë me ujë dhe kripë. Pasi kripa të shkrihet në ujë, shpëlani gojën dhe sigurohuni që të prekë zonën që dhemb. Përsëriteni atë disa herë derisa dhimbja të zhduket./tvklan.al