yogurt-grecoPërbërësit:

3 kavanoza me nga 150 gr kos të bërë vetë

Kos natyral sipas dëshirës

Përgatitja:

Për përgatitjen e kosit grek është mirë që të kemi në dorë një kullesë të madhe, një tas dhe një peshqir. Hidheni të gjithë kosin në kullesë dhe lëreni që të qendrojë 6 – 8 orë në mënyrë që të filtrohet sa më mirë. Është mirë që hirra dhe kosi të mos jenë më në kontakt me njëra – tjetrën ndaj këshillohet që të mbahet gjatë në kullesë. Më pas do të vini re që kosi i mbetur do të jetë shumë i trashë dhe i butë. Pas kësaj procedure kosi duhet të hidhet në një enë qelqi me kapak dhe të vendoset në frigorifer.

tvklan.al/v.h