Dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta, sipas një studimi të realizuar nga Asociacioni Osteopatik Amerikan. Por çfarë duhet të përdorni për të lehtësuar dhimbjet dhe të mos lejoni përkeqësimin e mëtejshme të tyre. Ne po iu rendisim disa prej rregullave që ju duhet të ndiqni:

Ushtrimet fizike: Në një studim të bërë në Dublin është gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e qafës që bëjnë ushtrime të quajtura “pilates” ankohen më pak. Pra, edhe kjo mënyrë pakëson dhimbjet e qafës.

Bëni masazhe që zgjasin gjatë: Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës janë testuar dhe është vërejtur se ata ndihen më mirë pasi kanë bërë masazh.

Përdorni barëra sa më natyrale: Përdorin qetësues, që kanë përbërje sa më natyrale. Rekomandohet edhe pirja e çajit të gjelbër./ tvklan.al