Pushimet në plazh janë të domosdoshme për çdokënd, i cili kërkon të qetësohet dhe të kalojë kohë me të dashurit.

Por, për disa, kjo është periudha e dyshimit dhe frikës duke menduar që nga bikini, udhëtimi e deri tek risitë e ushqimeve. Megjithatë, sipas psikologes, Kate Tojero e cila ka folur pwr “Daily Mail”, ka disa këshilla që lehtësojnë dhe heqin frikën e hapave që duhet të merren për të vajtur me pushime.

-Frika për të treguar bikinit. Kate Tojero thotë: “Shumica e njerëzve në plazh ndihen keq me bikinit e tyre sepse sipas tyre nuk duken në formë. Kjo vjen edhe si pasojë e të parit dikë me lëkurë të bronztë dhe në formë shumë të mirë trupore. Por para se te futeni në këto mendime të zymta, dilni në breg, qëndroni pak dhe shikoni mirë sepse padyshim ju të gjeni shumë njerëz me forma të ndryshme trupore dhe llojshmëri bikini”. Ajo ka theksuar se duhet të ndiheni mirë me vetën tuaj ashtu siç jeni.

-Stresi në aeroport. “Vërtetë që pritja dhe procedurat në aeroport janë pak të bezdisshme dhe kërkojnë kohë, por nuk keni arsye të stresoheni”. Tojero këshillon që në vend të stresit, ju mund të shijoni një kafe dhe të mendoni gjëra të bukura ose të lexoni një revistë interesante.

-Frika e fluturimit. “Nëse keni frikë nga fluturimi, thjesht mos mendoni se do ngriheni në ajër. Vendosni kufje dhe dëgjoni muzikën e preferuar, ose lexoni një libër. Ju ndoshta do të keni mbërritur në destinacion pa e kuptuar”.

-Frika e provimit të ushqimeve ekzotike. Tojero ka sugjeruar se nëse nuk e kuptoni çfarë ka në menu-ja, ju mund të shikoni njerëzit përreth dhe mund të kërkoni të njëjtin ushqim. “Nuk ka asgjë të turpshme që ju t’i tregoni kamerierit nëse doni të njëjtin ushqim si dikush aty pranë jush”.

/tvklan.al