Të shikosh nga televizori katastrofa të ndryshme natyrore mund t’iu ketë bërë të mendoni se çfarë do të bënit po të gjendeshit ju në të njëjtën situatë.

Sipas ekspertëve, shumica e katastrofave nuk kërkojnë evakuim të menjëhershëm sepse mund të parashikohen.

Sidoqoftë ka disa gjëra që njerëzit duhet të dinë në mënyrë që të përgatiten për një situatë të papritur të këtij lloji.

Qëndro në shtëpi: Në disa situata nuk është e nevojshme për t’u evakuuar një qytet i tërë, prandaj për disa lloje katastrofash, siç mund të jetë një sulm kimik, është më e sigurtë që të qëndrosh në shtëpi sesa të largohesh.

Por përgatitu të largohesh shpejt nëse është e nevojshme: Në vend që të përgatitesh për evakuuim, rekomandohet që njerëzit të dëgjojnë stacionet e lajmeve lokale për alarme.

Mbaj rezervat ushqimore të duhura: Udhëzohet që të keni ujë të mjaftueshëm dhe ushqime që nuk prishen për tri ditë. Gjithashtu mbani diku një elektrik dore, bateri, çantën e ndihmës së shpejtë.

Mësoni gjithçka për mjedisin ku jeni: Pavarësisht se çfarë situate emergjence është, duhet të dini të përdornin gazin, elektricitetin apo edhe ujin. Nëse duhet të largoheni prej aty, mendoni edhe për një rrugë alternative nëse ndodh që daljet janë të bllokuara.

Qëndroni të qetë: Kuptohet! Është e vështirë të qëndrosh i qetë në një situatë të tillë por është diçka që mund t’iu shpëtojë. Të jesh në ankth mund të bëhet shumë e rrezikshme në momentet kur përballesh me vështirësitë.

/tvklan.al