Pavarëisht paralajmërimeve të shumta për të bërë kujdes me sigurinë në internet, shumë e anashkalojnë një gjë të tillë.

Fjalëkalime që janë të lehta për t’i gjetur, mos përditësimi i antivirusit apo dhënia e informacioneve personale personave të tjerë, janë disa prej shembujve më të zakonshëm.

Nga ana tjetër, me përhapjen në mënyrë masive të pajisjeve të ndryshme teknologjike është fare e lehtë të harrosh nga ku je futur në email apo rrjete sociale.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të zbuluar nëse një tjetër person ka hyrë në llogarinë tuaj personale në Facebook.

Kështu, nëse keni dyshime, herën tjetër që të futeni në Facebook me telefon, tabletë apo kompjuter shkoni tek këto opsione:

Setting/Security/Where you’re logged on

Kur klikoni “Edit” do të shkoni në faqen ku mund të shihni nga ku keni hyrë në Facebook.

Dhe jo vetëm kaq. Këtu mund të shihni gjithashtu nëse llogaria juaj është hapur nga një kompjuter (desktop), smartphone apo Android.

Në këtë seksion shfaqet gjithashtu adresa e IP, që do të thotë se mund të gjeni edhe vendndodhjen e pajisjes së përdorur dhe orën.

Për të mos lejuar që personi në fjalë të futet sërish, klikoni mbi opsionin që shfaqet në krah “End Activity”.

facebook2

//tvklan.al